Avokati Maks Haxhia del nga salla e operacionit, jashtë rrezikut për jetën

Publikuar tek: aktualitet, më 20:26 10-10-2019 Avokati Maks Haxhia del nga salla e operacionit, jashtë rrezikut për jetën

Ditën e sotme avokati i njohur Maks Haxhia ka pësuar një hemoragji cerebrale, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin Amerikan 3.

Bëhet me dije se Haxhia ka dalë nga salla e operacionit dhe gjendja e tij është stabilizuar.

Avokati vuan nga aneurizma, dobësimi dhe çarja e aortës së gjakut, një sëmundje e fshehtë që rrezikon të jetë fatale.

Maks Haxhia njihet si një ndër avokatët më me emër në drejtësinë shqiptare që ka mbrojtur shumë personazhe të njohur të biznesit, politikës dhe jo vetëm, së fundmi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në gjyqin e Krimeve të Rënda, ku rezultoi i pafajshëm për dy akuza të rënda dhe fajtor për shpërdorim detyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017421960830688
array(1) { ["section"]=> string(80) "avokati-maks-haxhia-del-nga-salla-e-operacionit-jashte-rrezikut-per-jeten-181564" }