Avokati Spartak Ngjela komenton arrestimin e Henri Çilit: U habita, po ato që dëgjova në media ishin…

Publikuar tek: aktualitet, më 23:20 28-02-2020 Avokati Spartak Ngjela komenton arrestimin e Henri Çilit: U habita, po ato që dëgjova në media ishin… Avokati Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela shprehet i habitur për arrestimin e botuesit Henri Çili.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Ngjela tha se akuzat janë shumë të rënda, por do jetë drejtësia ajo që do ta provojë.

“U habita po ato që dëgjova pjesërisht në media ishin të rënda. Unë dëgjova provat që dha prokuroria me policinë. Janë të rënda, po i ka bërë mendje lehtë, çdo gabim ka kosto. Të përballet dhe le të fitojë. Janë apo nuk janë të vërteta e cakton një vendim gjyqësor. Në kapitalizëm krime të tilla ndodhin. Mirë është të mos shkelen ligjet, por ata që i shkelin duhet të përballen”, tha Ngjela.

Henri Çili u arrestua gjatë një operacioni policor me 6 akuza. Burimet kanë bërë të ditur se ai dyshohet të ketë premtuar se do  të ndikonte në Gjykatën e Lartë për të liruar dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të dënuar si pjesë e grupit të zjarrit që vranë efektivin e RENEA-s,  Ibrahim Basha, në operacionin e qershorit të vitit 2015 në Lazarat.

Ai akuzohet për “Fshehje e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077030658721924
array(1) { ["section"]=> string(105) "avokati-spartak-ngjela-komenton-arrestimin-e-henri-cilit-u-habita-po-ato-qe-degjova-ne-media-ishin-196835" }