Avokati Visha: Gjykata Kushtetuese ka lindur, sot kemi 5 anëtarë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:51 11-11-2019 Avokati Visha: Gjykata Kushtetuese ka lindur, sot kemi 5 anëtarë Avokati Saimir Visha

Avokati Saimir Visha ka mirëpritur emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushteuese, ndërsa thotë se nuk kanë rëndësi emrat emrat konkretë.

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, Visha tha se tashmë Kushtetuesja ka lindur, edhe pse me 5 nga 9 anëtarë por do të jetë funksionale.

“Ajo që ne sot e kemi prekur. Kemi 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka rëndësi produkti dhe emrat konkretë, por kemi 5 anëtarë. Kemi një krijim të Gjykatës Kushtetuese, ku fillimi i tyre varet nga dekreti i Presidentit. Pavarësisht Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pavarësisht përzgjedhjes që bëri Kuvendi, apo listës së botuar në fletoren zyrtare pas kalimit të afatit dërguar nga KED, sot kemi 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9.

Gjykata Kushtetuese ka lindur me ndryshimet kushtetuese, ndryshimet e reja që na solli ligji i 2016. Për herë të parë kemi mënyrën e lindjes së një Gjykate”, ka thënë avokati Saimir Visha.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.071052074432373
array(1) { ["section"]=> string(69) "avokati-visha-gjykata-kushtetuese-ka-lindur-sot-kemi-5-anetare-185532" }