Avokati zbulon arsyen: Pse po vonohet kaq shumë trupa gjykuese për Tahirin, vendimi do shpallet...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:09 19-09-2019 Avokati zbulon arsyen: Pse po vonohet kaq shumë trupa gjykuese për Tahirin, vendimi do shpallet... Maks Haxhia

Avokati i ish-mnistrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia zbulon arsyet e vonesës pre gati pesë orësh të trupës gjykuese për dhënien e vendimit.

Në një intervistë për emisionin “Open”, Haxhia tha se me shumë gjasa vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar, dhe jo veç dispozitivi, siç ishte menduar më parë.

Haxhia vlerësoi edhe praninë e përfaqësueve nga Ambasada e SHBA dhe ndërkombëtarë të tjerë në seancën e sotme.

“Jo, menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar.

E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veç se të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësueve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”, u shpreh Maks Haxhia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2021119594574
array(1) { ["section"]=> string(100) "avokati-zbulon-arsyen-pse-po-vonohet-kaq-shume-trupa-gjykuese-per-tahirin-vendimi-do-shpallet-179069" }