Avokatja që fitoi çështjen në gjykatën Administrative të Durrësit për ndërprerjen e punimeve të projektit “Veliera” në Durrës, Mirela Çela ka njoftuar se të shtunën në mesditë do të zhvillohet një protestë, kundër betonizimit të arkeologjisë.
Me një postim në facebook, ajo kërkon ndihmën e miqve dhe qytetarëve që të ndërgjegjësohen për t'u ngritur në protestë kundër projektit të bashkisë.
“Miqësia ime. Të shtunën në ora 12 do të jetë protesta e madhe në Durrës për të mbrojtur betonizimin e arkeologjisë edhe pas vendimit të gjykatës. Une jam shqiptare dhe ju jeni të tillë. Ju lutem le të luftojmë ta mbrojmë këtë perlë që na ka mbetur. Të gjithë bashkë kemi fuqi të jashtëzakonshme. Mos na mallkojnë fëmijët tanë dhe historia për indiferencën tonë. Ju përqafoj për gjithë fjalët dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe”, shkruan avokatja Mirela Çela.