Avramopulous del në konferencë me Xhafajn: Ja marrëveshja që kemi sigluar, një ekip do vijë në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 11:58 12-02-2018 Avramopulous del në konferencë me Xhafajn: Ja marrëveshja që kemi sigluar, një ekip do vijë në Shqipëri

Ditën e sotme Komisioneri grek Avramopulous ka vizituar Shqipërinë ku ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj me të cilin ka dhënë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp lidhur me dy marrëveshjet e firmosura mes policisë dhe FRONTEX.

Xhafaj tha se e siguroi zyrtarin grek se Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis.

Ndërsa foli për siglimin e marrëveshjes për rojen bregdetare dhe kufitare, ministri Xhafaj sqaroi gjithashtu se nënshkruan edhe memorandumin e mirëkuptimit mbështetur në objektivin e palëve në fushën e politikave kundër lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, Avramopulous deklaroi se Shqipëria tashmë ka një dritare shumë të rëndësishme dhe historike për ta lidhur në mënyrë të fortë historinë e saj me Bashkimin Eruopian.

“Ndoshta të gjithë e kujtojnë se si e ka parë bota Shqipërinë, vetëm dhe para pak ditësh. Sot jam i impresionuar, më ka lënë shumë mbresa cdo gjë që keni arritur në drejtësi dhe ceshtjet eë brendshme.

Në veçanti dëshiroj të falenderoj autoritetet shqiptare për punën e shpejtë për marrëvseshjet që artritëm për rojen bregdetare dhe kufitare. Ne e kemi sigluar këtë marrëveshje, siç e tha edhe Fatmiri. Si fillim do lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi nga roja bregdetare.

Kjo shënon edhe fundin e negociatave. Marrëveshja në vetvete do të nënshkruhet në një datë tjetër kur të dyja palët të kenë përfunduar procedurat. Kjo marrëveshje do bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të migracionit të parregullt, kjo është marrëveshja e parë e sigluar dhe do na shërbejë si model për të ardhmen edhe për marrëveshjet e tjera në të ardhmen. Dua të nënvizoj edhe marrëveshjen e mirëkuptimit me luftën kundër drogës. Shqipëria në të ardhmen do të jetë në gjendje të ketë akses te ato fonde që kanë të bëjnë me politikat kundër drogës. Ne do kemi mundësinë të mbështesim ato iniciativa për luftën tonë të përbashkët kundër drogës”, tha Avramopulous në konferencën e përbashkët për shtyp me Xhafajn.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012696027755737
array(1) { ["section"]=> string(108) "avramopulous-del-ne-konference-me-xhafajn-ja-marreveshja-qe-kemi-sigluar-nje-ekip-do-vije-ne-shqiperi-109980" }