Azerbajxhan- Të paktën 32 punonjës të zhdukur pas zjarrit në një platformë nafte

Publikuar tek: bota, më 20:19 05-12-2015 Azerbajxhan- Të paktën 32 punonjës të zhdukur pas zjarrit në një platformë nafte

Të paktën 32 punonjës rezultojnë të humbur, pas zjarrit të rënë në një platforme nafte në detin Kaspik, në Azerbajxhan, ndërsa 32 persona të tjera kanë mundur të shpëtohen, njoftoi kompania azere e naftës “Socar”.

Kompania publikoi në faqen e saj në internet listën me emrat e 32 personave të humbur dhe 32 të të mbijetuarve, transmeton Ata.

Presidenca kishte njoftuar më herët se zjarri i rënë një ditë më parë ishte shkaktuar nga një stuhi që dëmtoi një linjë të gazit, ku u shënua një i vdekur.

Sipas medias azere, gjatë kohës së furtunës, në platformë ndodheshin 64 punonjës.

Operacioni i shpëtimit, ashtu si ai i shuarjes së flakëve, vazhdon të pengohet nga moti i keq, me erëra deri në 40 metra në sekondë dhe dallgë deri në 11 metra.

Pamjet e transmetuara nga media vendase dhe ruse tregojnë skena apokaliptike, me flakë, tym dhe një det të trazuar së tepërmi.

Vitin e kaluar, si pasojë e aksidenteve në platformat e naftës së kompanisë ”Socar” kanë humbur jetën 14 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028190135955811
array(1) { ["section"]=> string(85) "azerbajxhan-te-pakten-32-punonjes-te-zhdukur-pas-zjarrit-ne-nje-platforme-nafte-27046" }