Azerbajxhani bombardon me drone pozicionet armene, dhjetra të vrarë (Video)

Publikuar tek: bota, më 18:45 27-09-2020 Azerbajxhani bombardon me drone pozicionet armene, dhjetra të vrarë (Video)

Intensifikohen veprimet ushtarake mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ndërsa raportohet për dhjetra të vrarë, mes tyre edhe civilë.

Konflikti është rindezur për rajonin Nagorno-Karabakh të pretenduar nga të dyja palët. Gjatë ditës së sotme Armenia shpalli Ligjin e Luftës ndërsa në media raportohet se edhe parlamenti i Azerbajxhanit ka votuar pak më parë për shpalljen e gjendjes së luftës.

Nga bombardimet në këtë rajon raportohet se kanë humbur jetën të paktën 23 persona, pjesa më e madhe civilë. Po ashtu në mediat sociale ka raportime se 200 ushtarë azerbajxhanas janë vrarë, si dhe janë shkatërruar 30 mjete luftarake, por këto raportime janë të pakonfirmuara. Po të njëjtat burime të pakonfirmuara thonë se shumë prej 200 të vrarëve në betejë janë mercenarë xhihadistë nga Siria. 

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan akuzoi liderat armenë si nxitës dhe shkaktarë të konfliktit, duke i bërë thirrje popullit armen të rrëzojë qeverinë e tij.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov bëri thirrje për uljen e gjakrave, duke i kërkuar palëve t’i drejtohen dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Irani së fundmi është ofruar si ndërmjetësues mes dy shteteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012094974517822
array(1) { ["section"]=> string(79) "azerbajxhani-bombardon-me-drone-pozicionet-armene-dhjetra-te-vrare-video-221870" }