Azili në Gjermani/ Ministri i Brendshëm De Maiziere: Në Shqipëri s'ka arsye për përndjekje politike

Publikuar tek: aktualitet, më 08:57 28-04-2015 Azili në Gjermani/ Ministri i Brendshëm De Maiziere: Në Shqipëri s'ka arsye për përndjekje politike Saimir Tahiri dhe Thomas de Maiziere

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maiziere ka deklaruar se Shqipëria ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Saimir Tahiri në një takim me ministrin gjerman ka biseduar për situatën e azilkërkuesve shqiptarë. Ministri gjerman i Brendshëm Thomas De Maiziere ka deklaruar se Shqipëria ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Tahiri, edhe në takimin me De Maiziere e ka bërë të qartë që qeveria shqiptare është e vendosur për të mos lejuar shqiptarët të fitojnë azil politik dhe ekonomik në Gjermani.

Ministri gjerman e vlerësoi si shumë shqetësuese çështjen e azilit.

“Po merremi bashkarisht me një çështje që na shqetëson, sic është azili. Janë shqiptarë nga Shqipëria apo nga shqiptarë që jetojnë në vende të tjera që vijnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ky është një shqetësim i madh sepse mund të prodhojnë paragjykime në raport me vendin tuaj, që ju do donit t’i shmangnit. Ndaj mesazhi im i qartë është se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë, do të rikthehen në vendin e tyre. Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil.’’, argumentoi De Maizier.

Edhe Tahiri e mohoi mundësinë e azilit.

“Shqetësimi për azil-kërkuesit, është një shqetësim që po adresohet edhe në vendin tonë. E informova kolegun për masat që ka marrë Shqipëria, dhe gjithashtu ia bërë të qartë angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos lejuar në asnjë mënyrë shtetas shqiptarë që në mënyrë të padrejtë, vijnë kërkojnë azil politik. E bëmë të qartë që nuk ka azil politik në Gjermani dhe në asnjë vend të BE-së, për arsye politike apo për arsye ekonomike, dhe do të bëjmë gjithçka, për të ndaluar këtë fenomen që shqetëson si Shqipërinë dhe partnerët tanë.”, tha Tahiri në konferencën e përbashkët pas takimit me De Maizier.

Tahiri ka kërkuar nga Gjermania edhe asistencë për Byronë Kombëtare të Hetimit, edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si joligjore ngritjen e saj. Tahiri ka kërkuar ekspertizë gjermane dhe asistencë teknike për forcat speciale ‘’RENEA’’.

“Gjermania ka ndihmuar me ekspertizë Policinë shqiptare dhe për të forcuar kapacitetet, dhe po kështu do të vazhdojmë, në mënyrë që të shtrojmë bazën për një bashkëpunim të sigurt lidhur me luftën kundër korrupsionit, veçanërisht kundër korrupsionit elitar, krimit të organizuar dhe gjithashtu Byronë Kombëtare të Hetimit, si një institucion që do të ketë ekspertizë edhe nga partnerët gjermanë”, u shpreh Tahiri.

Saimir Tahiri dhe Spartak Braho, kreu i Komisionit të Sigurisë në Parlament e kanë bërë të qartë se Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr me armë mes 4 personave në një bilardo të Vlorës
Detyrim paraqitje për Doshin, deputeti: Jam i pakënaqur, deri në fund çështjes me Metën »
Article Logic
Execution time: 0.011503934860229
array(1) { ["section"]=> string(102) "azili-ne-gjermani-ministri-i-brendshem-de-maiziere-ne-shqiperi-s-ka-arsye-per-perndjekje-politike-9841" }