Azilkërkuesit shqiptarë përshëndesin me "duart dykrenare" nga kampi gjerman (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 16-08-2015

Të papunë, herë me ushqim e herë pa ushqim, ku supa e drekës ruhet për në mbrëmje, azilkërkuesit shqiptarë enden në godinat e kampeve gjermane  në pritje të caktimit të fateve të tyre.

Këto foto dhe video kanë mbërritur në redaksinë e Newsbomb.al nga vetë azilkërkues shqipatarë që po bashkjetojë me moshatarë të tyre nga vende të ndryshme, por që kanë të njëjtën ëndërr: Që shteti gjerman t’ju japë atë mundësi që vendi i tyre s’jua jep, të punojnë për veten dhe familjet e tyre. Kjo duket edhe nga mosha e të rinjve që na shfaqen në këto foto, “Sot e sot dita e tyre, ata mund të përballojnë , mund të rrezikojnë...”

Pavarësisht të gjitha ato nuk harrojnë të shfaqin dashurinë për atdheun e tyre, duke pozuar me flamurin shqiptar, ose duke përshëndetur me “Duart dykrenare” , në fund të valles, që ia kanë marrë për të shtyrë kohën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rita Ora kërkon të sjellë “X Factor-in” britanik në Pallatin e Brigadave në Shqipëri
Delvinë, asgjesohen 1903 rrënjë hashash, asnjë i arrestuar »
Article Logic
Execution time: 0.013187885284424
array(1) { ["section"]=> string(85) "azilkerkuesit-shqiptare-pershendesin-me-duart-dykrenare-nga-kampi-gjerman-video-18471" }