Baba i dy dëshmorëve, ndahet nga jeta fotografi i njohur i infektuar me COVID-19

Publikuar tek: rajon, më 10:51 07-08-2020 Baba i dy dëshmorëve, ndahet nga jeta fotografi i njohur i infektuar me COVID-19 Agush Qorri

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare fotografi i njohur kosovar Agush Qorri.

Ai ka humbur betejën me koronavirusin, ndërsa ishte babai i dy dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërmit e të ndjerit.

"Të dashur miq, është ndarë nga jeta fotografi i mirënjohur Agush Qorri.

Ju njoftojmë së pas një betejë të shkurtër më COVID-19, Sot në ora 2:15 e mëngjesit në moshën 80 vjeçare është ndarë nga jeta Agush Qorri.

Agush Qorri njihet si fotograf që nga viti 1967 dhe prindi i dy dëshmorëve.

Famijaret kanë njoftuar se për shkak të pamundësisë ceremonia mortore do të bëjnë vetëm me rrethin e ngushtë famljar", shkruhet në njoftimin për vdekjen e fotografit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099799633026123
array(1) { ["section"]=> string(86) "baba-i-dy-deshmoreve-ndahet-nga-jeta-fotografi-i-njohur-i-infektuar-me-covid-19-216371" }