Baba Mondi letër ngushëllimi Presidentit Erdogan: Jemi me popullin vëlla turk, miliona bektashinjtë e gjithë botës i luten Zotit t'ju lehtësojë vuajtjet

Publikuar tek: aktualitet, më 20:58 25-01-2020 Baba Mondi letër ngushëllimi Presidentit Erdogan: Jemi me popullin vëlla turk, miliona bektashinjtë e gjithë botës i luten Zotit t'ju lehtësojë vuajtjet Kryegjyshi botëror bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Kryegjyshi botëror bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i ka dërguar sot një letër Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, për tërmetin tragjik që goditi vendin mbrëmjen e djeshme.

Baba Mondi shkruan se populli shqiptar është pranë popullit vëlla turk dhe miliona bektashinjtë e gjithë botës, i luten Zotit të lartë t’u lehtësojë vuajtjet.

Deri tani 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit tragjik që goditi Turqinë mbrëmjen e djeshme, ndërsa 1.466 të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.


LETRA E KRYEGJYSHIT BOTËROR DREJTUAR PRESIDENTIT TË TURQISË

NGUSHËLLIM

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

Prej mediave vizive dhe atyre të shkruara mësova me hidhërim të thellë për tërmetin e rënë në Elazig, i cili deri tani ka shkaktuar disa të vrarë dhe qindra të plagosur.

Sinqerisht kam shpresë që të ikurit nga kjo botë të prehen në xhenet, teksa i uroj shërim të shpejtë qindra të plagosurve.

Jemi me juve, me popullin vëlla turk në këto momente dhe miliona bektashinjtë e gjithë botës, i luten Zotit të lartë t’u lehtësojë vuajtjet.

Përfitoj nga rasti t’ju uroj edhe juve i nderuar Recep Raip Erdogan, të ngriheni mbi këto fatkeqësi natyrore në udhëheqje të kombit tonë vëlla.

Zoti ju bekoftë! Amin!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027780055999756
array(1) { ["section"]=> string(157) "baba-mondi-leter-ngushellimi-presidentit-erodgan-jemi-me-popullin-vella-turk-miliona-bektashinjte-e-gjithe-botes-i-luten-zotit-t-ju-lehtesoje-vuajtjet-193147" }