Baba për herë të dytë, gazetari i njohur zbulon emrin e veçantë të vajzës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:57 14-08-2019 Baba për herë të dytë, gazetari i njohur zbulon emrin e veçantë të vajzës

Gazetari Blendi Salaj u bë pjesë e lëvizjeve të bujshme mediatike, pasi tashmë është zhvendosur në televizionin e ri ‘A2 CNN’.

Mirëpo një lajm i ri vjen nga jeta personale e gazetarit, ai është bërë baba për herë të dytë.

Ka qenë vetë Blendi që ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet partnerja e tij me vajzën në krahë buzë detit.

Ai ka zbuluar edhe emrin me të cilën e ka pagëzuar të bijën, Era.

‘Gruaja ime e bukur dhe vajza e vogël e sapolindur, Era, duke kapur flladin e Adriatikut. Era është fëmija ynë i dytë’, shkruan Blendi përkrah fotos.

Kujtojmë se Blendi dhe Anora kanë edhe një djalë më të madh.

Screenshot_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070309638977051
array(1) { ["section"]=> string(79) "baba-per-here-te-dyte-gazetari-i-njohur-zbulon-emrin-e-vecante-te-vajzes-175324" }