'Baba po më vrasin', sherri në Kavajë për pronën, flet 32-vjeçari: Gruaja italiane bashkëpunoi me kuzhinierin për të më vrarë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 28-01-2021 'Baba po më vrasin', sherri në Kavajë për pronën, flet 32-vjeçari: Gruaja italiane bashkëpunoi me kuzhinierin për të më vrarë

Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i çiftit të biznesmenëve në Rrogozhinë, të cilët kanë një biznes në fshatin Vilë Bashtovë të Kavajës.

Sipas informacioneve për BalkanWeb, konflikti ka nisur për pronësinë e restorantit dhe 32-vjeçari Kastriot Dema dhe bashkëshortja e tij italiane Carlotta Dossena, kanë përfunduar në spital pas konfliktit.

Gruaja e cila ndodhet në spitalin e Rrogozhinës me plagë të lehta në dorë pretendon se është plagosur nga burri i sa. Nga ana tjetër në spitalin e Durrësit, në gjendje më të rëndë ndodhet Kastriot Dema i cili në një intervistë për Neës24 ka treguar versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se gruaja e tij ka bashkëpunuar me kuzhinierin e restorantit dhe persona të tjerë për këtë sulm.

 “Në 2 të natës dëgjoj emrin tim. O Kastriot do të bëj këtë, do të bëj atë duke më sharë. Kuzhinieri, punëtori i ish-bashkëshortes hipën në ballkon dhe çan derën. Dal nga dera dhe sa dola ishte Carlota dhe ky tjetri. Me çelës papagall dhe thikë. Thikën ia hoqa nga duart dhe u largova. U lirova dhe ika tek babai, pastaj nuk mbaj më mend”, tha i riu.

Për ngjarjen ka folur edhe babai i 32-vjeçarit, i cili ka thënë se djali i tij e kishte marrë në telefon për t'i thënë se donin ta vrisnin. Ai ka kërkuar nga autoritetet që të bëjnë drejtësi për ngjarjen.

 “Më mori në telefon djali, ‘baba tha po më vrasin’. Unë kam qenë tek parkimi i makinave, pa asgjë në dorë. U dorëzova dhe i thashë unë s’kam asnjë mjet me bo luftë me ju. Kuzhinieri dhe kamerieri, ajo rrinte pak më tutje më erdhën të dy afër dhe në momentin që ai po ia bënte me dorë, thika e gjatë e kuzhinës ra poshtë. Mora djalin me gjak si ishte me makinë. Djali kishte lajmëruar policinë, por nuk kishte ardhur akoma. Ne kërkojmë vetëm drejtësi”, tha babai.

Kastriot Dema qëndronte në një prej dhomave të hotelit të tij dhe bashkë me Carlotta Dossenën janë në proces divorci.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reshjet çajnë argjinaturën mbrojtëse, FNSH ndihmon banorët e Shirqit; në temperaturë nën 0, me teneqe dhe kallamishte parandalojnë përmbytjen në zonë (VIDEO)
KLP plotëson vakancën, ja kush është prokurorja që do t'i zërë vendin Besnik Canit »
Article Logic
Execution time: 0.01301097869873
array(1) { ["section"]=> string(127) "baba-po-me-vrasin-sherri-ne-kavaje-per-pronen-flet-32-vjecari-gruaja-italiane-bashkepunoi-me-kuzhinierin-per-te-me-vrare-236744" }