Babai humb jetën për të shpëtuar pjestarët e familjes tij nga zjarri (Video)

Publikuar tek: bota, më 10:13 20-02-2016

Një javë pasi një familje është transferuar në shtëpinë e re, një zjarr masiv i ka marrë jetën babait, i cili ka arritur të shpëtonte pjestarët e tjerë të familjes tij.

Ngjarja ka ndodhur në New York të SHBA-së ku shtëpia e një familjeje ka marrë zjarr për shkak të paditur deri tani. Babai Dimitrius Johnson ka arritur të shpëtojë fillimisht gocën e tij të madhe 8 vjeçe, por gruaja e tij dhe dy fëmijët e tjerë më të vegjël kanë mbetur brenda shtëpisë që po digjej.

Sipas mediave amerikane, ai pa e menduar është futur përsëri në shtëpinë e tij dhe ka shpëtuar edhe pjestarët e tjerë të familjes, por nuk ka arritur të shpëtojë veten. Gruaja e tij edhe dy djemtë e tij 3 vjeç dhe 1 vjeç, janë mirë me shëndetin, ndërsa vajza 8 vjeçare ka përfunduar në spital. 

11bafalo father

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetarët shpëtojnë një fëmijë para se ai të bjerë nga ballkoni (Video)
Një mesoburrë martohet me një 12 vjeçare buzë detit, dhe reagimi i qytetarëve është i çuditshëm »
Article Logic
Execution time: 0.011411190032959
array(1) { ["section"]=> string(80) "babai-humb-jeten-per-te-shpetuar-pjestaret-e-familjes-tij-nga-zjarri-video-33075" }