Babai i 4 fëmijëve u vetëvra për 12 mijë lekë të vjetra, Gjykata kërkon hetimin e stafit të 313-ës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:54 09-07-2020 Babai i 4 fëmijëve u vetëvra për 12 mijë lekë të vjetra, Gjykata kërkon hetimin e stafit të 313-ës Bilbil Hasani

Gjykata e Tiranës kërkon hetim të stafit të paraburgimit te 313-a.

 Hetimi kërkohet pas vetëvrasjes së Bilbil Hasanit babait të 4 fëmijëve që vrau veten në burgun 313 se vodhi 12 mijë lekë të vjetra.

43 vjeçari me origjinë nga Kukësi, me banim në Kamëz ishte arrestuar në vitin 2019 dhe kishte katër muaj që rrinte në arrest me burg në pritje të një vendimi gjyqësor teksa në shkurt 2020, u gjet i vetëvarur me një çarçaf në qeli.

Por mesa duket Bilbil Hasani vuante nga shqetësimet mendore dhe stafi i paraburgimit mendohet se kishte dijeni për këtë e megjithatë nuk e ka dërguar në një ambient të veçantë por e ka trajtuar si gjithë të tjerët.

Gjykata e Tiranës, ka kërkuar hetimin e stafit të paraburgimit te 313-ës për shpërdorim detyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12120389938354
array(1) { ["section"]=> string(104) "babai-i-4-femijeve-u-vetevra-per-12-mije-leke-te-vjetra-gjykata-kerkon-hetimin-e-stafit-te-313-es-213325" }