Babai i Alvin Berishës apel për ndihmë: Djali ka humbur gjurmët nga kampi në Siri

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 18-10-2019 Babai i Alvin Berishës apel për ndihmë: Djali ka humbur gjurmët nga kampi në Siri Afrim Berisha dhe djali i tij Alvini

Historia e vogëlushit 11 vjeçar Alvin Berisha preku të gjithë shqiptarët. Babai i vogëlushit, Afrim Berisha, ka bërë një apel për ndihmë të gjithë institucioneve shtetërore pasi ka deklaruar se ka humbur gjurmët e djalit të tij.

Alvini u identifikua në një kamp të izoluar në Siri, kur prej pesë vjetësh ishte larguar nga shtëpia, i marrë nga mamaja e tij Valbona Berisha drejt kampeve të ISIS.

Afrimi i kontaktuar nga Abc news, ka rrëfyer në një gjendje të rënduar emocionale se mbrëmjen e sotme ka marrë informacione që djali i tij nuk gjendet më në kampin e ‘Al Holit’. Afrim Berisha ka deklaruar se kontaktin e fundit me djalin e tij e ka patur ditën që është takuar me të në kamp më 25 shtator, por që nuk e lejuan ta merrte me vete pa praninë e një diplomati shqiptar duke qenë se Alvini ka nënshtetësi shqiptare. 

Që prej asaj dite Afrimi nuk ka patur më kontakte telefonike me të birin. Berisha ka treguar se nga një kontakt i tij në Siri, ka mësuar se i biri nuk gjendej më në kamp, por që nuk ka arritur të mësojë se ku mund të jetë.

I trembur për sigurinë e të birit, Afrim Berisha tregoi se do të niset menjëherë sërish drejt Sirisë për ta kërkuar vetë. Pas publikimit të dramës së tij familjare nga emisioni investigativ ‘Le Iene’ në Itali, Berisha rrëfeu se i ishte premtuar ndihmë nga shteti italian për ta tërhequr të birin së bashku me anëtarët e një familje italiane që i ishte bashkuar disa vite më parë strukturave ekstremiste në Siri dhe për riatdhesimin e së cilës po punohej prej tyre.

Por, situata duket se është ndërlikuar ditën e sotme, pasi tashmë Alvini nuk po gjendet në kamp. Babai i tij sqaroi se i biri ishte i vetëm në kamp dhe se mbahej në sektorin e fëmijëve jetim. Ndërsa misteri ka mbuluar fatin e 11-vjeçarit të grabitur dhe dërguar në Siri nga nëna e tij, ankthi për jetën e vogëlushit ka pushtuar familjen Berisha dhe jo vetëm.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033329010009766
array(1) { ["section"]=> string(87) "babai-i-alvin-berishes-apel-per-ndihme-djali-ka-humbur-gjurmet-nga-kampi-ne-siri-182635" }