Babai i Aylan kthehet në Siri për varrimin dhe thotë: Ju rrëfej largimin e fëmijëve mes dallgëve

Publikuar tek: bota, më 09:34 04-09-2015

Babai i djalit sirian Aylan, që u bë simbol  i humbjes së jetës për mijëra refugjatë që kalojnë mes detit, ka folur për median për momentet e tmerrit që ka përjetuar në det, kur dallgët ishin bërë shumë të mëdha dhe ai përpiqej të shpëtonte bashkëshorten dhe dy fëmijët.

“Ishim në det për tre apo katër minuta. Më pas kapitani pa që dallgët ishin shumë të larta dhe kështu xhiroi barkën dhe u goditëm menjëherë nga dallga. Atë e kapi paniku u hodh në det dhe iku menjëherë.

U përpoqa të marr timonin po dallgët ishin kaq të larta saqe barka u përmbys . Mora gruan dhe djemtë e mi në krah dhe aty e pashë, e kuptova se kishin vdekur. ..Djemtë e mi ishin fëmijët më të bukur në botë, të jashtëzakonshëm. Më zgjonin në mëngjes për të luajtur me ta…tani ikën. ..Tani ajo që dua të bëj, është të ulem afër varrit të gruas sime dhe djemve të mi…”, thotë ai mes lotëve.

Kanadaja për të nuk është më një ëndërr. Babai i Aylan, djalit sirian që u gjet në bregdetin e Bodrum është kthyer në shtëpi në Kobane. Nuk kërkon më një jetë më të mirë. Funerali për familjarët është planifikuar gjatë ditës. Lamtumira përfundimtare për Aylan 3 vjeç, Galib 5 vjeç dhe për gruan e tij Rihana 35 vjeç.

Abdullah al Kurdi u nis dje në mbrëmje për tu kthyer aty ku kishte lindur, në qutetin që është bërë simbol i luftës ndaj Isis, nga ku donte të arratisej. E ka lënë Turqinë, i shoqeruar nga një mik. Fotoja e djalit të tij u kthye në simbol të tragjedisë që po mbërrin në duart e Evropës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083291530609131
array(1) { ["section"]=> string(101) "babai-i-aylan-kthehet-ne-siri-per-varrimin-dhe-thote-ju-rrefej-largimin-e-femijeve-mes-dallgeve-19937" }