‘’Djali im s’ishte grabitës. Ai shkoi në Itali për një jetë më të mirë. Kërkoj që shteti shqiptar të hetojë ngjarjen’’, thotë me dhimbje babai i Gjergj Gjonit, Marku.
Emigranti u vra disa ditë më parë nga një pensionist në vilën e tij, por babai thotë se ai nuk ishte grabitës, por punonte për të jetuar.
‘’Ai kishte 14 muaj në Itali dhe kurrë nuk mund të ishte vjedhës. Pse është qëlluar nga banesa në rrugën para saj, ndërkohë që shumë pranë kësaj shtëpie djali jetonte bashkë me të fejuarën e tij një rumune, për të cilën ne ishin në dijeni dhe na ka ardhur edhe në shtëpi.
Djali ka qenë në punë. Në kohën që kthehej prej pune mendoj se autori mund të ketë dyshuar se djali ka tentuar ta grabisë, por mediat italiane pohuan se djali është vrarë jashtë banesës dhe jo brenda. Po të ishte duke grabitur banesën ai duhet të ishte vrarë brenda shtëpisë. Djali im nuk ishte hajdut, ishte njeri i ndershëm. Një djalë I ri që shkoi në emigrim për një jetë më të mirë. I kërkoj ambasadës shqiptare në Itali të mos heshtë për këtë rast deri sat ë zbardhet e vërteta’’, thotë Mark Gjoni për ‘’Gazeta Shqiptare’’.