Reagon babai i fëmijëve të Magdalenës, duke thënë se ajo duhet të vazhdojë t’u rrijë larg fëmijëve pasi gjykata i ka dhënë një urdhër mbrojtje për dhunë ndaj fëmijëve. Magdalena ka publikuar disa së fundmi edhe një letër për kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar bashkimin me fëmijët e saj, pas kujdestarisë që ka fituar në Gjykatën e Apelit, por që Përmbarimi nuk e ka ekzekutuar.
“Gjykata ka vendosur që të qëndrojë 200 metër larg fëmijëve, vendim i formës së prerë. Për një vit. Është në fuqi. Ka dalë para dy muajsh. Magdalena është një dhunuese e përsëritur dhe ajo është në ndjekje penale për dhunë ndaj fëmijëve”, deklaroi Elton Kasa për News24, duke shtuar se është ndaluar disa herë dhe është liruar disa herë në bazë të njohjeve që ka me Ambasadën polake.
Sipas Kasës, gjykata e Apelit, ka dhënë kujdestarinë e fëmijëve tek Magdalena më pas, në thyerje të urdhrit të mbrojtjes për 1 vit. Kasa ka deklaruar se Krawczyk ka dhunuar fëmijët dhe nuk mund t'i marrë ata.