Babai i kryeministrit britanik optimist për djalin: Boris do ja dali, është rritur në fshat me delet dhe ajër të pastër

Publikuar tek: bota, më 22:59 07-04-2020 Babai i kryeministrit britanik optimist për djalin: Boris do ja dali, është rritur në fshat me delet dhe ajër të pastër Stanley Johnson me te birin, kryeministrin e Britanise Boris Johnson

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik Boris Johnson thotë se djali i tij do ja dali të fitojë betejën me koronavirusin.

Në një intevistë për DailyMail, babai i Johnson ka thënë se djali i tij është rritur në një fermë të vogël dhe me ajër të pastër.

“Karakteri i djalit tim është formuar këtu dhe në një fshat të vogël që quhet Winsford. Ai është rritur në fermë kodrinore me delet dhe duke punuar me kafshët”, ka thënë ai.

Më tej, 79 vjeçari Stanley Johnson ka thënë se djali i tij është rritur në kushte të vështira por është i fortë.

“Po dëgjoj vetëm në lajme sesi është gjendja e tij e nuk po informohem nga askush. Por ai është optimist, i qëndrueshëm dhe i fortë. Boris mund të mbështesë idetë e tij në faktin se kur ka qenë i vogël është rritur në një fermë, me kushte të vështira”, ka thënë Stanley Johnson, babai i kryeministrit të Britanisë Boris Johnson.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091109275817871
array(1) { ["section"]=> string(124) "babai-i-kryeministrit-britanik-optimist-per-djalin-boris-do-ja-dali-eshte-rritur-ne-fshat-me-delet-dhe-ajer-te-paster-201804" }