Babai i terroristit: Homoseksualët duhet të ndëshkohen nga Zoti

Publikuar tek: bota, më 15:52 13-06-2016 Babai i terroristit: Homoseksualët duhet të ndëshkohen nga Zoti

Babai i  terroristit Omar Mateen është shprehur i trishtuar për veprimin e kryer nga djali i tij, i cili ditën e djeshme i mori jetën 50 personave dhe plagosi 53 të tjerë në një club homoseksualësh në Orlando të SHBA-së.

Mateen ka deklaruar se ndëshkimi i homoseksualëve duhet të bëhet nga Zoti dhe jo nga shërbëtorët e tij në Tokë.

“Im bir Omar Mateen ishte djalë i mirë dhe i shkolluar. Kishte një fëmijë dhe grua dhe ishte person me dinjitet, kishte respekt për prindërit e tij. Nuk e di se për çfarë arsye bëri atë që bëri. Ai punonte për një kompani, e cila i kishte dhënë një pistoletë. Nuk e dija që ai kishte urrejtje. Shkoi në një klub homoseksualësh për burra e gra dhe vrau 50 prej tyre. Jam tepër i mërzitur. Çështja e homoseksualitetit dhe e ndëshkimit i përket Allahut. Nuk i përket një shërbëtori të Allahut, por unë jam vërtet i trishtuar që ai kreu këtë veprim”, ka thënë babai i terroristit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012394905090332
array(1) { ["section"]=> string(68) "babai-i-terroristit-homoseksualet-duhet-te-ndeshkohen-nga-zoti-43362" }