Babai iu vra sepse i doli para plumbave, flasin nga spitali dy djemtë që u plagosën në Greqi: Vrasësit ishin SHQIPTARË

Publikuar tek: rajon, më 22:52 13-01-2021 Babai iu vra sepse i doli para plumbave, flasin nga spitali dy djemtë që u plagosën në Greqi: Vrasësit ishin SHQIPTARË Pamje nga vendngjarja

Dy djemtë e viktimës Edmond Llangozi, Anxhelo dhe Mihali ndodhen në spital pasi mbetën të plagosur dhe së fundmi kanë dhënë dëshminë e tyre për çfarë ndodhi në Neos Kosmos në Greqi, pardje, më 11 janar.

Dy vëllezërit kanë treguar në polici të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë, ndërsa kanë pohuar se vrasësit ishin shqiptarë.

“Vrasësit janë shqiptarë”, janë shprehur në dëshminë e dhënë për hetuesit grekë dy vëllezërit shqiptarë që mbetën të plagosur, shkruajnë mediat greke.

Policia greke shprehet se është shumë afër identifikimit të vrasësve, ndërsa sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve mes bandave shqiptare.

Gjatë sulmit me armë, mbeti e plagosur edhe kamarierja e lokalit ku ishte ulur shqiptari me djemtë e tij, e cila gjithashtu është shtetase shqiptare.

Lexo edhe: Vrasja e 54-vjeçarit dhe plagosja e dy vëllezërve në Athinë, flet nëna e tyre: Autori i ndoqi dy djemtë deri sa i qëlloi me armë

Lexo edhe: Kishte si qëllim t'i vriste gjithë familjen, zbardhen detaje nga ekzekutimi në Athinë, policia identifikon autorin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Albin Kurti do të kandidojë për deputet, Vetëvendosje zyrtarizon kandidatët për Prishtinën
»
Article Logic
Execution time: 0.01099705696106
array(1) { ["section"]=> string(123) "babai-iu-vra-sepse-i-doli-para-plumbave-flasin-nga-spitali-dy-djemte-qe-u-plagosen-ne-greqi-vrasesit-ishin-shqiptare-234891" }