Babai monstër vret foshnjën e sapolindur dhe e hedh në përroin afër shtëpisë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 30-08-2017 Babai monstër vret foshnjën e sapolindur dhe e hedh në përroin afër shtëpisë

Babai monstër që vrau foshnjën e porsalindur në Viti të Kosovës është identikuar me emrin Xhezmi Kosumi dhe është nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni.

Xhezmi Kosumi, babai monstër, 60 vjeçar, që dyshohet se vrau foshnjën e porsalindur, sipas Express, nuk e ka pranuar që fëmija i porsalindur është i tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se fëmija është hedhur në një përrua afër shtëpisë së vrasësit në Viti dhe gjithashtu ka njoftuar se rasti ka ndodhur pasi e ëma e kishte lënë foshnjën nën përkujdesje të babait.

Xhezmi Kosumi ka katër fëmijë, dy djem me gruan e tij të parë, të cilët janë të rritur, dhe dy të tjerë me gruan Zejnije Sylejmani, 40 vjeçare (një djalë të moshës 5 vjeçare dhe një vajzë të moshës 6 vjeçare). Vëllai i Xhezmi Kosumit, Xhevat Kosumi ka thënë se gruaja e vëllait të tij, e identikuar me emrin Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”.

 


Vendi i krimit by GazetaExpresscom

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06193995475769
array(1) { ["section"]=> string(82) "babai-monster-vret-foshnjen-e-sapolindur-dhe-e-hedh-ne-perroin-afer-shtepise-90635" }