Babai përdhunoi vajzën tre vite rresht, shpërthen Vesa Luma: Denoncojini kudo këto monstra

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:59 10-07-2019 Babai përdhunoi vajzën tre vite rresht, shpërthen Vesa Luma: Denoncojini kudo këto monstra

Duke marrë shkas nga denoncimi tejet i rëndë që publikoi mbrëmë emisioni 'Fiks Fare', ku një vajzë 18-vjeçare rrëfente abuzimin seksual për tre vite rresht nga babai i saj, ka shpërthyer ashpër këngëtarja Vesa Luma.

Me anë të disa postimive në rrjetet sociale, Vesa e quan babain abuzues monstër, ndërkohë i bën thirrje vajzave të reja t'i denoncojnë raste të tilla.

'O zot cfar monstrash ekzistojne ne kete toke!Goca, qika te reja, mos u permbani, denoncoini kudo keto monstra, ka shume njerez qe ofrojne perkrahje, cdo here ne cdo vend, duke nis nga une e besoj me mijera si une qe do tju dalin ne ndihme Jeni te forta e meritoni lumturine e botes!', shkruan këngëtarja në Facebook, ndërsa këtë reagim e ka publikuar edhe në Instagram duke ofruar përkrahjen e saj.

'Tejet e shqetesuar nga kjo ngjarje ku babai dhunon gocen e vet, gjakun e vet, disa here! Te gjithe jemi ketu per ju! Une, familja ime, shoqeria, miqt e mi, fansat, te gjithe do te dhurojne perkrahje e dashuri per ju qe nuk keni besim as ne instituticionet pergjegjese! 
Mos lejoni askush te shkel mbi ju!
#moskinifrike', shprehet Vesa e prekur.

jfykl.jpg

fzgh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069279670715332
array(1) { ["section"]=> string(95) "babai-perdhunoi-vajzen-tre-vite-rresht-shperthen-vesa-luma-denoncojini-kudo-keto-monstra-171764" }