Babai regjistron video duke i thënë të birit: Mami vdiq mbrëmjen e kaluar. Reagime të shumta nga e gjithë bota

Publikuar tek: bota, më 16:59 17-10-2016

Brenden Clark ka regjistruar momentin kur ai i jep djalit të tij, Cameron, lajmin e dhimbshëm se mamaja kishte ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar. Mamaja e 8 vjeçarit kishte humbur jetën për shkak të mbidozës me heroinë dhe Brenden vendosi që momentin e dhënies së lajmit djalit të tij, ta regjistronte.

Ai shprehet se nuk kishte lejen e djalit për të filmuar momentin, por i mori leje atij që videon ta bënte publike në rrjetet sociale.

Arsyeja që ai e ka bërë publike videon është se kërkon të sensibilizojë atë prindër që pavarësisht përgjegjësisë që kanë ndaj fëmijëve të tyre, vazhdojnë të marrin droga të ndryshme.

Mbi 34 milionë herë është parë kjo video në facebook, ndërsa reagime të shumta ka patur nga e gjithë bota.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021286010742188
array(1) { ["section"]=> string(114) "babai-regjistron-video-duke-i-thene-te-birit-mami-vdiq-mbremjen-e-kaluar-reagime-te-shumta-nga-e-gjithe-bota-56486" }