Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka abuzuar për shtatë vite rresht vajzën e tij të mitur. Sipas policisë vajza ishte vetëm 11 vjeçe kur ai ka abuzuar për herë të parë më të dhe më pas e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi që të mos tregonte. 44-vjeçari shqiptar i cili banonte në qytetin Teramos në Itali kishte qenë nën hetim prej disa vitesh bazuar në disa kallëzime ndaj tij dhe vetëm ditën e djeshme është bërë i mundur arrestimi i tij.
Mediat italiane raportojnë se vajza e cila tashmë është 18 vjeçe ka deklaruar se ka qenë pre e epsheve të të atit. Sipas mediave italiane denocimet në adresë të 44-vjeçarit shqiptar janë bërë nga qendra mjekësore, ku vajza dërgohej për mjekim.Pavarësisht pretendimeve të adoleshentes, për dhunë fizike, psikologjike dhe abuzim seksual, i ati ka mouar se ka kryer një akt të tillë.