Babai vrasës shokon policinë: Fjalët e fundit të sime bije... Babi të dua shumë! (Qeni i Anxhelinës çoi policinë te trupi i saj)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:29 04-01-2019 Babai vrasës shokon policinë: Fjalët e fundit të sime bije... Babi të dua shumë! (Qeni i Anxhelinës çoi policinë te trupi i saj) Viktima, Anxhelina Petro

Detaje shokuese nga vrasja që ka tronditur opinionin publik shqiptar por dhe mbarë Greqinë.

Në shtetin fqinj po bëhen edicione e emisione speciale për vrasjen e 28 vjeçares shqiptare Anxhelina Petro e cila u vra nga babai i saj Aleko Petro ose Bardhyl Guri nga Berati.

 Babai vrasës ka treguar për autoritetet greke ç’ndodhi natën e Vitit të Ri dhe fjalët e fundit të së bijës teksa ai i dha goditjen fatale.

“Babi të dua shumë”, i ka thënë Anxhelina, raportojnë mediet vendase.

Gjithçka nisi pas telefonatës së të dashurit të 28 vjeçares e cila ishte në një lidhje dashurie me një djalë afgan, mbetur jetim në luftë dhe i adoptuar nga një familje greke.

Babai i Anxhelinës ishte kundër kësaj lidhjeje dhe kur i dashuri i të bijës e ka telefonuar teksa babë e bijë po darkonin, e ka humbur toruan. I dashuri dëgjoi pak nga sherri i tyre por më pas telefonata u ndërpre.

Për t’i shpëtuar goditjeve të të atit, vajza është hedhur nga dritarja me qëllim që të mbërrinte te shtëpia e fqinjes greke por ka përfunduar në kopsht.

Aty, autori, Aleko Petro i ka dhënë goditjet fatale duke e qëlluar 7 herë me shufër hekuri.

Mëngjesin tjetër, fqinja gjeti celularin e viktimës në kopshtin e saj dhe telefonoi të dashurin e Anxhelinës.

Të dy shkuan më pas dhe bënë denoncimin në policinë e Korfuzit.

Babai i Anxhelinës, shtirej sikur e bija kishte humbur dhe ishte larguar nga shtëpia, mirëpo, qeni ka dërguar policët në vendin ku babai kishte varrosur vajzën e tij ndërsa kjo e fundit, teksa jepte shpirt i tha “Babi të dua shumë”.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet, KQZ ultimatum partive politike dhe tregon afatet: Ndërkombëtarët na kanë kritikuar, nuk do ketë tolerime për këto raste
"2018-ta ndër vitet më të këqija të qeverisë ‘Rama", PD: Kompania DH Albania 50 mln euro tendera »
Article Logic
Execution time: 0.011109828948975
array(1) { ["section"]=> string(128) "babai-vrases-shokon-policine-fjalet-e-fundit-te-sime-bije-babi-te-dua-shume-qeni-i-anxhelines-coi-policine-te-trupi-i-saj-147479" }