Babë e bir plagosën rëndë 18-vjeçarin, arrestohen autorët

Publikuar tek: aktualitet, më 21:01 12-10-2018 Babë e bir plagosën rëndë 18-vjeçarin, arrestohen autorët Foto ilustruese

Pak momente më parë policia ka arrestuar autorin e vrasjes në Selitë.

Policia ka vënë në pranga 22-vjeçarin Stelio.I., ndërsa më herët është shoqëruar edhe babai i tij 56-vjeçar Abedin I, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin Mikel Shira, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori tjetër i plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, pas disa orësh ndjekjeje intesive kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, shtetasin :

- Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas së bashku me të atin, shtetasin A. I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., (atë dhe bir)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095899105072021
array(1) { ["section"]=> string(63) "babe-e-bir-plagosen-rende-18-vjecarin-arrestohen-autoret-137608" }