Babë e bir vrasin njëri-tjerin

Publikuar tek: bota, më 22:24 13-05-2015 Babë e bir vrasin njëri-tjerin

Një sherr i nisur për nipin i ka marrë jetën babë e bir.Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Turqi, ku 62-vjeçari Halil Ibrahim Dabanoglu dhe djali i tij i madh 45 vjeç, Hasan Dabanoglu qëlluan me armë ndaj njeri-tjetrit.

Ata debatuan se cili duhet të korrte barin në fushë dhe se kush duhet të merrte nipin nga shkolla.Gjatë debatit, ata qëlluan njëri-tjetrin para syve të djalit të vogël B.D. Të dy ata, babë e bir vdiqën në spital ku respektivisht kishin marrë tre dhe katër plumba.

Ngjarja e çuditshme dhe tragjike ka ndodhur më 12 maj në provincën e Kastamonu-s sipas “Dogan Neës Agency”. Babai, i cili erdhi në skenën e krimit me traktor dhe djali i tij që erdhi me makinë, qëlluan ndaj njëri-tjetrit me pistoleta.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012902975082397
array(1) { ["section"]=> string(36) "babe-e-bir-vrasin-njeri-tjerin-11100" }