Me emërimin e Manushaqe Shehut si zëvendësshefe e Shtabit të Përgjithshëm, vendin e lënë bosh e zë Bajram Begaj.
Bajram Begaj, i cili është mjeku i parë ushtarak shqiptar që mban gradën gjeneral brigade.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në ceremoninë e prezantimit të drejtuesve të rinj vlerësoi kontributin dhe përvojën e tre ushtarakëve të lartë dhe shprehu bindjen se tre gjeneralët do të përmbushin më së miri pritshmëritë në detyrat e reja.