Balla bashkë me kryetaren e LSI: 400 nxënës, jo më mësim me 2 turne

Publikuar tek: barometri, më 07:31 18-09-2018 Balla bashkë me kryetaren e LSI: 400 nxënës, jo më mësim me 2 turne

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në ditën e parë të shkollës ishte në Shkollën 9-vjeçare “Qybra Sokoli” në qytetin e Prrenjasit, e cila është rikonstruktuar totalisht sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.

 

Në inagurimin e shkollës Ballën  ishte në shoqërinë e kryetares së  bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira e cila është nga radhët e LSI-së.

Sipas Ballës më shumë se 400 nxënës të qytetit të Prrenjasit këtë vit nuk do ta zhvillojnë më mësimin me dy turne.

"Këtë vit të ri shkollor në Prrenjas e fillojmë me një shkollë të standardeve më të mira. Shkolla 9 vjeçare “Qybra Sokoli” u rikonstruktua totalisht nga Ministria e Arsimit, duke përfshirë edhe terrenet sportive. 

Tashmë më shumë se 400 nxënës të qytetit të Prrenjasit nuk do ta zhvillojnë më mësimin me dy turne. 

Ky është një vit i rëndësishëm në thellimin e kthesës që ka marrë arsimi në Shqipëri. Tekstet shkollore këtë vit janë të njëjtat tekste me të cilat mësohet në Angli, SHBA e në vende të tjera të zhvilluara. Më në fund kemi një kurikul mësimore, edhe në fillore, edhe në 9 vjeçare, sipas standardeve më të mira botërore", deklaroi Balla. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074999332427979
array(1) { ["section"]=> string(72) "balla-bashke-me-kryetaren-e-lsi-400-nxenes-jo-me-mesim-me-2-turne-134717" }