Balla-Berishës: Për makthet e tua shërben burgu i Peqinit

Publikuar tek: politike, më 21:54 01-03-2018 Balla-Berishës: Për makthet e tua shërben burgu i Peqinit

Pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për emërimin e drejtorit të paraburgimit në Durrës nga ana e tij, kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i quan gënjeshtra të rëndomta.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook Balla thekson se Berisha ka filluar të shikojë ëndrra me burgje dhe se për makthet e Saliut shërben burgu i Peqinit.

"E mor Sali si vajti dhe kjo puna jote. Ke filluar sheh ëndrra me burgje. S’ke faj. Nga meraqet që ke, mendon se drejtorët e burgjeve i emërokam unë. Nuk e di dhe as nuk e njoh kush është drejtor Burgu në Durrës, por e sigurt që ti je një gënjeshtar i rëndomtë. Kam një informacion për ty, me sa di unë, për makthet e tua shërben burgu i Peqinit",-deklaron Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012587070465088
array(1) { ["section"]=> string(63) "balla-berishes-per-makthet-e-tua-sherben-burgu-i-peqinit-111929" }