Balla: Bizneset e familjes së Bashës janë shumëfishuar gjatë qeverisjes së PS-së

Publikuar tek: politike, më 15:31 28-09-2020 Balla: Bizneset e familjes së Bashës janë shumëfishuar gjatë qeverisjes së PS-së Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se bizeset e familjes së kryedemokratit Lulzim Basha janë shtuar gjatë qeverisjes së socialistëve.

Sipas Ballës, kjo tregon se Basha aktron kur ankohet për kushtet e biznesit, ndërsa vetë ai dhe familja e tij ushtrojnë bizneset në pronat e atyre që i quan biznesmenë të mëdhenj.

Në një intervistë për “A2” Balla tha se beson që bizneset e Bashës janë me problematika dhe duhen hetuar.

“Mund të verifikoni dhe të shikoni bizneset e familjes së Lulzim Bashës që janë shtuar disa herë me të ardhura gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Unë kam dyshime që janë biznese me parregullsi dhe që duhen hetuar. Nuk ka shembull më kuptimplotë kur ka një opozitë që me lotë krokodili u qahet dhe qan për bizneset gjatë ditës, dhe kryetari gjatë natës strehohet në vila apo ushtron bizneset familja e tij në pronat e këtyre që etiketohen si biznesmenë të mëdhenj. Mjafton të shikosh shifrën e bizneseve personale të shtuara gjatë kësaj periudhe për të kuptuar që në këtë qeverisje janë krijuar mbi 300 mijë vende pune” deklaroi Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010475873947144
array(1) { ["section"]=> string(86) "balla-bizneset-e-familjes-se-bashes-jane-shumefishuar-gjate-qeverisjes-se-ps-se-221969" }