Balla: Dorëhiqem, nëse verifikohet që kam udhëtuar me Begon në Korfuz

Publikuar tek: barometri, më 08:22 26-09-2018 Balla: Dorëhiqem, nëse verifikohet që kam udhëtuar me Begon në Korfuz

I ftuar në “Top Show” mbrëmjen e sotme, Taulant Balla ka mohuar kategorikisht se ka favorizuar Edmond Begon në fitimin e tenderëve publikë.

 

“E njoh, por s’e kam ndihmuar kurrë për asnjë lloj problemi me shtetin”, tha Balla.

Ndërkohë, ka mohuar edhe akuzat se bashkë me Begon ka udhëtuar në Korfuz, duke theksuar se nëse provohet e kundërta ai dorëhiqet si deputet.

“Nëse unë kam qenë në makinë me Begon në Korfuz atëherë lë mandatin e deputetit, nëse kjo verifikohet”, u përgjigj Balla, pasi u pyet nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka qenë pjesë e panelit të gazetarëve në studion e “Top Show”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027213096618652
array(1) { ["section"]=> string(74) "balla-dorehiqem-nese-verifikohet-qe-kam-udhetuar-me-begon-ne-korfuz-135633" }