Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj kreut të Grupi Parlamentar të PS, Taulant Balla duke e cilësuar këtë të fundit si një lolo të kryeministrit.
Sipas Zhulës, Balla përdoret nga Rama për të mashtruar njerëzit dhe se kjo qeveri mbahet në këmbë nga shpifjet.
“Taulant Balla ka shpifur dhe mashtruar sot kundër Lulzim Bashës.
Është një lolo i vogël që Edi Rama përdor çdo ditë për të mashtruar njerëzit që ata të mos mendojnë për Saimir Tahirin, Agron Xhafajn, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon.
Regjimi i banditëve në pushtet mund të mbahet në këmbë vetëm me shpifje, mashtrim dhe manipulim, sepse e vërteta i rrëzon dhe do t’i rrëzojë.
Atëherë shqiptarët do të çlirohen dhe argëtohen me fundin qesharak të lolove si Balla”, ka deklaruar Zhupa.