‘Balla i ka kërkuar Ardi Veliut të fshijë provat’, reagon ministria e Brendshme: Publiku e ka të freskët skandalin e Alibeajt

Publikuar tek: barometri, më 08:14 04-10-2018 ‘Balla i ka kërkuar Ardi Veliut të fshijë provat’, reagon ministria e Brendshme: Publiku e ka të freskët skandalin e Alibeajt

Reagon Ministria e Brendshme pas akuzave nga selia blu të deputetit Enkelejd Alibeaj i cili tha se deputeti i PS-së, Taulant Balla se i ka kërkuar Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, të fshijë provat që dëshmojnë se ai ka qenë në komisariatin e Fushë-Krujës.

 

Në reagimin e saj, ministria e Brendshme thotë se PD po hedh baltë pafund mbi policinë e shtetit ndërsa nxit prokurorinë të zbardhë sa më parë të vërtetën. Ndërkaq ministria e Brendshme i kujton Alibeajt kohën e 8 viteve më parë kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë. Asokohe Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, të urdhëruar nga Alibeaj, hynë me forcë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, për të rrëmbyer dhe shkatërruar dosjen e Damir Fazlliç

“Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

Lidhur me deklaratën e deputetit të PD-së, Ministria e Brendshme sqaron se:

PD-ja po vijon të sulmojë me fakte të deformuara dhe të hedhë baltë pafund mbi Policinë e Shtetit.

Për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.

E ka bërë këtë me denoncuesen Xhisiela Maloku, edhe pse ajo u tërhoq nga kallëzimi, që prej datës 23 korrik 2018, e ka bërë këtë edhe me denoncimin e ish-oficerit që braktisi detyrën, Emiljano Nuhu, që prej 30 korrikut 2018.

Çdo veprim i Policisë së Shtetit dhe i SHÇBA-së, që është investuar që nga momenti i parë i bërjes publike të pretendimeve, janë transparente dhe të referuara në Prokurori. Hetimet po drejtohen nga ky institucion dhe janë deleguar një sërë veprimesh, që ndihmojnë për zbardhjen shpejt të ngjarjes, zbardhjen e plotë të rrethanave, sqarimin e çdo pikëpyetjeje të publikut dhe ajo që është më e rëndësishmja, të përballen personat e implikuar me përgjegjësitë penale.

Në respekt të publikut, SHÇBA-ja sqaron se janë marrë në pyetje jo vetëm punonjësit e Policisë në Krujë, Fushë Krujë, Durrës, Berat e Tiranë, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për faktet.

Referuar deklarimeve të zyrtarit të radhës së PD-së, është realisht e provuar dhe me dokumente se pretendimi për kërcënim i ish-oficerit Nuhu është duke u hetuar që nga momenti i parë i denoncimit. Dhe këtë hetim nuk po e drejton Policia, por Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu, i rikujtojmë juristit Alibeaj, se në momentin kur çështja referohet në Prokurori është vetëm ky institucion, Zot i saj, dhe Policia e Shtetit është vetëm në funksion të hetimit. Të gjitha deklaratat dhe akuzat me sfond të qartë politik janë vetëm përpjekje për të intimiduar agjencitë ligj zbatuese dhe vonuar apo penguar zbardhjen e së vërtetës.

Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës.

Në mbyllje, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbeten të hapura, transparente dhe nxisin fort Prokurorinë për të zbardhur shpejt të vërtetat dhe rrethanat për gjithë akuzat e ngritura

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033805131912231
array(1) { ["section"]=> string(128) "balla-i-ka-kerkuar-ardi-veliut-te-fshije-provat-reagon-ministria-e-brendshme-publiku-e-ka-te-fresket-skandalin-e-alibeajt-136578" }