Balla i përgjigjet Bashës: Me Lulin pa Lulin, Shqipëria do t’ia dalë

Publikuar tek: barometri, më 06:43 19-04-2018 Balla i përgjigjet Bashës: Me Lulin pa Lulin, Shqipëria do t’ia dalë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas bashkëbisedimit të kreut të PD-së Lulzim Bashës me gazetarët pas kthimit nga Berlini.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se çfarë ka thënë e çfarë ka berë në Berlin, Lulëzim Basha, jo vetëm e dimë ne po e kupton çdo shqiptar i arsyeshëm.

Sipas Ballës mazhoranca do të duhet të përballet më tej jo thjesht me individë a grupe skeptike ndaj zgjerimit të BE, po edhe me baltën e eksportit “Made in Shqupi”, që Lulëzim Basha ka derdhur në veshët e tyre, me moton shpif shpif se diçka do mbetet!

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Se çfarë ka thënë e çfarë ka berë në Berlin, Lulëzim Basha, jo vetëm e dimë ne po e kupton çdo shqiptar i arsyeshëm. Për më tepër mjafton ta dëgjoje sot logorenë e tij, për të marrë vesh se sa shumë është lodhur kryetari i opozitës për të bërë avokatine e Shqipërisë.

Sipas Lulëzimit, Shqipëria është narkoshtet, por BE-ja duhet t’i thotë “PO” Shqipërisë! Shqipëria është kokë e këmbë e zhytur në krim e në zullume, por BE-ja duhet t’i thotë miresevjen! Shqipëria ka një kryeministër të të gjitha të zezave, por BE-ja duhet të çelë negociatat me të! A ka njeri që nuk e kupton se kjo është thjeshtë loja e vjetër e Lulit, shaj e nxij vendin tënd dhe bëj sikur po i’a zbardh faqen?!

Fatkeqësisht, ne do të duhet të përballemi më tej jo thjesht me individë a grupe skeptike ndaj zgjerimit të BE, po edhe me baltën e eksportit “Made in Shqupi”, që Lulëzim Basha ka derdhur në veshët e tyre, me moton shpif shpif se diçka do mbetet!

Fatkeqësisht, ne nuk e kemi në krah opozitën në këtë proces kaq jetik për Shqipërinë e shqiptarët, sepse kjo opozitë Shqiperinë e do për mollë sherri për pushtet dhe shqiptarët i sheh vetëm si mish për topat e vet! Por fatmirësisht, me Lulin pa Lulin, Shqipëria i’a ka dalë dje me një arritje historike dhe do i’a dalë më tutje sfidës së madhe të europianizimit të saj!

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12146592140198
array(1) { ["section"]=> string(73) "balla-i-pergjigjet-bashes-me-lulin-pa-lulin-shqiperia-do-t-ia-dale-117418" }