Balla i përgjigjet politikanit të CDU-CSU: Do bëjmë marrëveshje me të dyja opozitat, meritojmë lavdërime për këtë!

Publikuar tek: politike, më 17:39 14-07-2020 Balla i përgjigjet politikanit të CDU-CSU: Do bëjmë marrëveshje me të dyja opozitat, meritojmë lavdërime për këtë! Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së nën kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestagun gjerman Johann David Ëadephul, lidhur me ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet.

Balla thotë se PS po e shtyn përpara marrëveshjen e 5 qershorit duke e plotësuar dhe se meriton lavdërime për këtë.

Sipas Ballës, partia e tij po punon për të arritur marrëveshje me të dyja opozitat shqiptare, ndonëse përplasja qëndron pikërisht te mospërputhja e kërkesave mes dy opozitave.

Ajo jashtëparlamentare është shprehur kategorikisht kundër hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve parazgjedhore, ndryshime kushtetuese që u votuan sot në komisionin e ligjeve.

“@JoËadephul PS po punon shumë për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitat! Nesër ne e shtyjmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit dhe plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe një kandidat! PS meriton lavdërime për këtë”, shkruan Balla në “Twitter”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096631050109863
array(1) { ["section"]=> string(118) "balla-i-pergjigjet-politikanit-te-cdu-csu-do-bejme-marreveshje-me-te-dyja-opozitat-meritojme-lavderime-per-kete-213826" }