Balla i prerë nga Elbasani: Harrojeni të pengoni zgjedhësit në 30 Qershor

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 08-06-2019 Balla i prerë nga Elbasani: Harrojeni të pengoni zgjedhësit në 30 Qershor

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha nga Elbasani se zgjedhjet e 30 qershorit do mbahen.

Balla u shpreh se zhvillimi i një procesi normal zgjedhor brenda afatit kushtetues më 30 qershor është një betejë që Partia Socialiste do ta fitojë.

'Në Shqipëri ka marrë fund, një herë e përgjithmonë, historia se mund të marrësh pushtet në tavolinë, apo mund të marrësh pushtet me forcë. Lulzim Basha e di fare mirë këtë, padroni i vet politik, Sali Berisha e di fare mirë këtë. Beteja jonë për të zhvilluar një proces normal zgjedhor brenda afatit kushtetues, 30 Qershor, është një betejë që ne do ta fitojmë. Do ta fitojmë, sepse vetëm keshtu mund të bindet çdo banor i Shqipërisë që rregullat zbatohen njësoj.

Të gjithë jemi këtu për një ditë të vetme, 30 Qershorin, dhe harrojeni që mund të dalë dikush të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm në 30 Qershor. I kemi shkruar bashkë me PD nenet e kodit penal. Neni 325 e thotë shumë qartë, kush pengon një subjekt zgjedhor të zhvillojë fushatë, dënohet. Neni 330, e drejta e zgjedhjes, kush pengon një zgjedhës të vetëm të shkojë të votojë dënohet nga 2 deri në 5 vjet burg, kur kryhet në bashkëpunim', u shpreh Balla.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12869596481323
array(1) { ["section"]=> string(79) "balla-i-prere-nga-elbasani-harrojeni-te-pengoni-zgjedhesit-ne-30-qershor-167392" }