Balla i prerë nga foltorja: Procesi i zgjedhjeve në raundin e fundit, e gjithë kjo kosto financiare nuk mund të zhbëhet

Publikuar tek: politike, më 10:20 13-06-2019 Balla i prerë nga foltorja: Procesi i zgjedhjeve në raundin e fundit, e gjithë kjo kosto financiare nuk mund të zhbëhet Taulant Balla

Procesi për mbajtjen e zgjedhjeve është drejt fundit.

Kështu u shpreh Taulant Balla i PS nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme lidhur me anullimin e zgjedhjeve nga Presidenti Meta. Balla theksoi se tashmë është shpenzuar shumë financiarisht dhe ky proces nuk mund të zhbëhet.

“Ka nisur shtypja e fletëve të votimit, procesi është në fazën e fundit, në raundin e fundit, i gjithë ky mobilizim burimesh, më së shumti financiare, e gjithë kjo kosto e madhe nuk ka për të ndodhur që të zhbëhet me çdekretin”, u shpreh Balla duke i thënë Metës se nuk mund të marrë për precedent një rast kur kuadri ligjor është i ndryshëm nga një tjetër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025708913803101
array(1) { ["section"]=> string(124) "balla-i-prere-nga-foltorja-procesi-i-zgjedhjeve-ne-raundin-e-fundit-e-gjithe-kjo-kosto-financiare-nuk-mund-te-zhbehet-168041" }