BALLA i revoltuar me dy prokurorët e ‘lobimit rus në PD’: Përse BASHA nuk akuzohet për pastrim parash, të hetohet nga SPAK-u, jo ‘KÇK’-ja (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:41 08-11-2019 BALLA i revoltuar me dy prokurorët e ‘lobimit rus në PD’: Përse BASHA nuk akuzohet për pastrim parash, të hetohet nga SPAK-u, jo ‘KÇK’-ja (DEKLARATA) Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehet i indinjuar që kryetari i PD-së Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi nuk akuzohen dhe për ‘’pastrim parash’’ në lidhje me çështjen e financimit të një lobi rus në PD.

Nga ‘’Twitter’’-i, Balla i kërkon llogari dy prokurorëve të çështjes se përse nuk kanë ngritur dhe akuzën tjetër për pastrimin e parave, e cila sipas tij shihet qartë në dokumentin e bërë publik të pagesës së 500 mijë $ te biznesmeni Nick Muzin, pas të cilit dyshohet se fshihet një oligark rus.

Balla kërkon që kjo çështje serioze të merret në dorë nga SPAK-ut, jo nga prokurorë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, të cilët në zhargonin e kryeministrit njihet si ‘’KÇK’’-ja.

‘’Lulzim Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator.Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë $ vepra tjetër penale për të cilën u akuzua "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?

Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK-u jo nga KÇK’’, shkruan Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044189214706421
array(1) { ["section"]=> string(147) "balla-i-revoltuar-me-dy-prokuroret-e-lobimit-rus-ne-pd-perse-basha-nuk-akuzohet-per-pastrim-parash-te-hetohet-nga-spak-u-jo-kck-ja-deklarata-185185" }