Balla i tregon opozitës së re KUSHTIN E VETËM për Reformën Zgjedhore! Ralf Gjoni: Sa vjet keni në krevat me PD-në?

Publikuar tek: politike, më 10:22 18-04-2019 Balla i tregon opozitës së re KUSHTIN E VETËM për Reformën Zgjedhore! Ralf Gjoni: Sa vjet keni në krevat me PD-në? Balla-Gjoni

Replika mes kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe deputetit të ri të opozitës, Ralf Gjoni.

 

Balla i tha Gjonit se kushti i vetëm i PS-së për Reformën Zgjedhore është vota e emigrantëve por ndërkohë deputeti i ri, propozoi që për këtë të diskutohej, deri në mesnatë nëse do jetë nevoja.

REPLIKAT:

TAULANT BALLA: Merreni me qetësi dhe dashuri përpjekjen time për të futur në rregulloren e kuvendit propozimin tuaj. Shprehim angazhimin tonë për të bashkëpunuar me ju për reformën zgjedhore.

Për PS ka vetëm një kusht për reformën zgjedhore, votën e shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilëve u mohohet vota.

Për ne ky është kushti i vetëm, për të tjerat punë të mbarë së bashku!

RALF GJONI: Zoti Balla, atë qetësinë dhe dashurinë e paske mbajt mend, të paska ngel në mendje. Kërkesat tona burojnë nga kërkesat e popullit shqiptar, nuk kemi axhenda të fshehta.

Po mos iu trajtonim me dashuri do e shikonit ju si do ju trajtonim. Hajdeni ulemi të gjithë këtu, mbyllim kamerat, mbyllim dyert, e votojmë draftin, rrimë këtu deri në 12 të natës pa asnjë problem.

Ku ka deputet sot që është kundër ushtrimit të së drejtës për votën e emigrantëve? Po si do e bëjmë? Ju sa vjet keni në krevat me PD-në kur ishit në pushtet? Hajde bashkëpunojmë, ta bëjmë sot vendimin, jo fshehurazi por në mënyrë transparente për të gjithë qytetarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022874116897583
array(1) { ["section"]=> string(118) "balla-i-tregon-opozites-se-re-kushtin-e-vetem-per-reformen-zgjedhore-ralf-gjoni-sa-vjet-keni-ne-krevat-me-pd-ne-160898" }