Balla ia thotë ‘copë’ në sy Hajdarit: Më vjen keq të ta them si koleg, por ke mbajtur fjalën më të dobët në Kuvend!

Publikuar tek: politike, më 12:32 24-09-2020 Balla ia thotë ‘copë’ në sy Hajdarit: Më vjen keq të ta them si koleg, por ke mbajtur fjalën më të dobët në Kuvend! Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ia ka thënë troç në sy nga foltorja deputetes Rudina Hajdari, se sipas tij fjala e saj dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ka qenë më e dobëta që ka mbajtur në Kuvend.

Sipas Ballës Hajdari nuk ka folur aspak për rezolutën sepse s’ia kishte idenë.

"Po diskutojmë për rezolutën e integrimit të Shqipërisë në Be. Kryetarja jone e komisionit të integrimit europian as nuk foli për rezoluten, se s’ia kishte idene. Me vjen keq t’ia them si koleg se eshte fjala me e dobet që ka mbajtur në këtë Kuvend.

Në historinë e  këtij kuvendi kemi mundësi të bëjmë sherre sa herë të doni por jo kur lidhen me rezoluta që kanë të bëjn me Integrimin e vendit, që do të përkthehen në të gjitha gjuhët.

Unë të mirëkuptoj se vjen nga një fuzhë që ske pasur kurrë lidhje me këtë proces, por dua tiu kujtoj se i gjithë procesi i stabilizim asocimit është negociuar nga kryeministrat. Njërin e kemi pas meje, është zoti Majko, pastaj kryeministri Nano që pothuajse e mbylli marrëveshjen.

Nga ai moment Shqipqëri nuk bëri më asnjë hap tjetër”, tha Balla në Kuvend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092499256134033
array(1) { ["section"]=> string(117) "balla-ia-thote-cope-ne-sy-hajdarit-me-vjen-keq-te-ta-them-si-koleg-por-ke-mbajtur-fjalen-me-te-dobet-ne-kuvend-221490" }