Balla kundër ndryshimeve të ministrave në prag zgjdhjesh: Nuk shoh arsye! Do marrim 74 mandate e përtej

Publikuar tek: politike, më 14:40 15-09-2020 Balla kundër ndryshimeve të ministrave në prag zgjdhjesh: Nuk shoh arsye! Do marrim 74 mandate e përtej Balla

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla është shprehur kundër ndryshimeve të mëdha në rang ministrash, teksa jemi në muajt përgatitorë të zgjedhjeve të 25 prillit.

 

“Unë nuk gjej arsye të mendoj për ndryshime të thella në qeveri, vlerësoj shumë lart punën që është bërë në ministritë përkatëse.

Nuk do isha dakord. Nuk shoh arsye për ndryshime rrënjësore në ekipin e ministrave”, tha Balla teksa u pyet edhe për ‘fatin’ e Sandër Lleshajt duke lënë të kuptohet se ai s’do ikë por do jetë i fokusuar te mbarëvatja e zgjedhjeve.

“Ministri Lleshaj është një ministër me shumë sukses, prej 2 vitesh tashmë, në krye të kësaj ministrie dhe ka përballuar me sukses disa prej sfidave.

Kemi një ministër të Brendshëm jo drejtues politik por tërësisht i fokusuar në procesin zgjedhor.

Lleshaj duke mos qenë drejtues politik, kryeministri ka bërë zgjedhjen e duhur për ta lehtësuar zotin Lleshaj në detyrat që i takojnë asaj ministrie”, u shpreh Balla për news 24 dhe i dha përgjigje edhe pyetjes për arsyen e shtyrjes së Asamblesë së PS.

“Nuk ka lidhje me ndryshimet. Sipas ligjit ndalohen grumbullimet, sa kohë kemi ndaluar dasmat, padyshim dhe aktivitetet e mëdha politike. I kemi dorëzuar kryeministrit një vlerësim të performancës së shërbimeve nëpër rrethe. PS ka një aleancë me njerëzit e zakonshëm, vetëm kundrejt tyre japim llogari.

Jo vetëm do konfirmojmë numrin 74 të mandateve por në disa qarqe nga analiza që kemi bërë dje, pritshmëritë tona janë që do shtojmë edhe votat e numrin e mandateve”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011295080184937
array(1) { ["section"]=> string(108) "balla-kunder-ndryshimeve-te-ministrave-ne-prag-zgjdhjesh-nuk-shoh-arsye-do-marrim-74-mandate-e-pertej-220468" }