Balla lëshon ‘bombën’: Basha person nën hetim, Arben Ristani po merr përsipër fajin në prokurori

Publikuar tek: barometri, më 08:01 27-02-2018 Balla lëshon ‘bombën’: Basha person nën hetim, Arben Ristani po merr përsipër fajin në prokurori

Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka bërë një deklaratë të fortë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha gjatë seancës së sotme parlamentare.

Sipas Ballës, Basha është person nën hetim sa i takon lobimit me SHBA, ndërsa ka dërguar në vend të tij të japë sqarime Arben Ristanin në prokurori.

“I ke ngjarë babi Saliut se bëhesh serioz kur gënjen. E ka thënë Jozefina Topalli, jo unë. Dua të them po ashtu se Lulzim Basha është person nën hetim.  

Sa për gjithcka thatë, dua t’i them kolegëve të PD që Basha është person nën hetim dhe burimet e institucioneve partenere thonë se po i fshihet një hetimi të rëndësishëm, sic është lobimi i SHBA dhe si gjithmonë Basha ka vendosur të dërgojë Arben Ristanin pranë prokurorisë për të dhënë shpjegime për këtë hetim të prokurorisë dhe mesa duket do marrë përsipër fajet e Bashës”, u shpreh Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019384860992432
array(1) { ["section"]=> string(99) "balla-leshon-bomben-basha-person-nen-hetim-arben-ristani-po-merr-persiper-fajin-ne-prokurori-111590" }