Balla: Meta të kthehet te partia e vetë, të krijojë parti të re apo të bashkohet me PD-në

Publikuar tek: politike, më 00:09 28-02-2020 Balla: Meta të kthehet te partia e vetë, të krijojë parti të re apo të bashkohet me PD-në Taulant Balla

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në studion e Ilva Now në Euroenws Albania tha se çdo veprim i presidentit Ilir Meta gjoja në mbrojtje të Kushtetutës nuk ka të bëjë aspak me interesin publik, por është përpjekja e radhës për të penguar reformën në drejtësi.

“Është si drita e diellit, se gjithçka ka bërë mazhoranca është në përputhe me Kushtetutën. Dhe çdo përpjekje e Metës për të penguar reformën në drejtësi, nuk ka argumente. Ai mbetet një aktor brenda opozitës. E ka bërë këtë erdhe gjatë vitit të kaluar kur kërkoi të pengonte shqiptarët në të drejtën e tyre për të zgjedhur. Në aspektin e së drejtës së Metës për t’u sjellë si opozitar s’kam gjë. Në aspektin e presidentit të republikës ka disa kosto. Edhe ne si mazhorancë që e kemi votuar kemi përgjegjësinë tonë. Ilir Meta e ka humbur prej kohës funksionalitetin”, tha z. Balla.

Kreu i grupit parlamentare të PS mohoi që komisioni i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e kreut të shtetit të jetë zvarritur, por e lidhi shtyrjen e tij me atë që e cilësoi një tjetër shkelje kushtuese të Metës, refuzimin për betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, për të cilën është duke u pritur fjala e Komisionit të Venecias që më pas të procedohet me shkarkimin.

“Venecia do të sqarojë nëse veprimi antikushtetues i Metës është shkelje e rëndë kushtetuese. Nëse ky veprim tjetër do të bindë komisionin dhe më pas kuvendit dhe më pas Gjykatën Kushtuese për ta shkarkuar. Inicimi i një mekanizmi zhbllokues si 10 ditëshi, është një risi që pas reformës në drejtësi i është hequr çdo uzurpatori për të bllokuar punën.

Në vitin 2010 vinin dekrete nga president që nuk shqyrtoheshin fare nga kuvendi dhe abuzohej me këtë gjë. Nisur nga kjo u vunë disa afate. Edhe çështja e betimit, e dimë që është akt formal, por sa kohë e gjithë instrumentet e reformës kemi futur mekanizma zhbllukues. Kjo nuk ndodh vetëm me presidentin, nëse një ditë kuvendi do çmendet, pra edhe kuvendi i ka bërë vetes afate. Në jurisprudencë ka një dallim mes betimin dhe përzgjedhjes.

Unë jam një prej firmëtarëve që kam kërkuar shkarkimin e Metës, jam i bindur se e ka humbur të drejtën për të qenë në atë zyrë. Ka një procedurë, me të marrë raportin e Venecias është detyra e komisionit të konkludojë dhe është e nevojshme  të jenë 94 vota numra në Kuvend”, tha Balla.

Sipas z. Balla, prirja e presidentit të republikës e cila nuk shkon aspak në linjë me rolin që ka presidenti në një republikë parlamentare si e jona, padyshim që ka shkaktuar këtë konflikt, por është çështje dhe zgjidhje e presidentit të republikës.

“Unë sot jam i bindur që presidenti Ilir Meta, nuk justifikon më besimin për të qenë president i republikës”, - tha më tej sekretari i përgjithshëm i PS.

I pyetur se pse Partia Socialiste është kundër ndryshimit të sistemit, z. Balla u shpreh se për PS sistemi nuk ka qenë kurrë problem për zgjedhjet në Shqipëri, por ka të bëjë me llogaritë politike të secilit krah apo tjetër.

“Në Shqipëri sistemi zgjedhor është i ri. Ka vetëm 10 vjet që po impelmentohet. Pra, në bazë të këtij sistemi është konfiguruar parlamenti i ri si vullnet i qytetarëve të lirë të këtij vendi, por megjithatë ne kurrë si PS nuk ia kemi mohuar të drejtën opozitës parlamentare për t’u ulur dhe për të diskutuar avantazhet dhe disavantazhet. Unë uroj që ky debat i brendshëm brenda opozitës për lidershipin e opozitës mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës apo tjetër, të mos afektojë aspak këtë frymë konsensusi që kemi instaluar pas 1 vit humbjeje kohë kot që lidhet me nevojën për të miratuar së bashku rregullat e lojës”, tha kreu i grupit të PS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070168972015381
array(1) { ["section"]=> string(94) "balla-meta-te-kthehet-te-partia-e-vete-te-krijoje-parti-te-re-apo-te-bashkohet-me-pd-ne-196714" }