Balla 'në gjurmët e Ramës', sulmon gjyqtarët dhe prokurorët: Të goditet grupi KÇK, tregon rastin e Gjirokastrës

Publikuar tek: politike, më 11:43 14-10-2019 Balla 'në gjurmët e Ramës', sulmon gjyqtarët dhe prokurorët: Të goditet grupi KÇK, tregon rastin e Gjirokastrës

Ashtu sikurse kryeministri Edi Rama edhe kreu i grupit socialist, Taulant Balla është treguar i ashpër me prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët sipas tij nuk e kalojnë procesin e Vettingut.

Në kryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku po flitet për për luftën ndaj krimit të organizuar, Balla i cilësoi këta gjyqtarë dhe prokurorë si grupi "Kap ça të kapësh", emërtim ky i vënë më herët nga kryeministri Edi Rama.

"Të goditen grupi 'kap ça të kapësh', atyre prokurorëve që e dinë mirë që nuk e kalojnë vettingun dhe që po shfrytëzojnë pozicionet e tyre për të dëmtuar besimin e shqiptarëve te drejtësia. Nuk është një rastësi që ky këshill kombëtar i Intergimit krijohet në një momet kur kemi një rritje të dhunës së grave.

Duhet të ndryshojnë edhe masat që duhet të merren. Siç ishte rasti i gjyqtarit në Gjirokastër me paturpësi, i cili në vend të merrte masa për ndalimin e dhunuesit, merr masën ndaj motrës dhe nënës të dhunuar nga një person i rrezikshëm. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm të luftës kundër korrupsionit. Për këtë çështje duhet të raportojë edhe ministri i Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm", tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023652076721191
array(1) { ["section"]=> string(113) "balla-ne-gjurmet-e-rames-sulmon-gjyqtaret-dhe-prokuroret-te-goditet-grupi-kck-tregon-rastin-e-gjirokastres-181987" }