Balla: Ne socialistët shqiptarë jemi progresistë, jo konservatorë. Prej muajsh kemi nisur riorganizimin e brendshëm

Publikuar tek: politike, më 18:52 28-09-2020 Balla: Ne socialistët shqiptarë jemi progresistë, jo konservatorë. Prej muajsh kemi nisur riorganizimin e brendshëm Taulant Balla, Elbasan

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla thotë se ata kanë nisur prej muajsh një proces ripërtëritës dhe organizimi , për ritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste.

“Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.

Brenda PS kemi zhvilluar prej disa muajsh një proces ripërtëritës, ri-organizimi, ku kemi synuar rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste. Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në cdo fshat. Duhet të vijojmë të ftojmë sa më shumë gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste”, shkruan ndër të tjera Balla.

Më tej, ai shkruan se socialistët shqiptarë janë progresistë e jo konservatorë. “Ne socialistët shqiptarë jemi progresistë, nuk jemi konservatorë, jo për definicion, por se na dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar çdo njësi shërbimi publik ku qytetarët nuk marrin si duhet shërbimet, ku ka korrupsion e të cilat ne duhet të vazhdojmë ti reformojmë”, përmbyll Taulant Balla, ndërsa ndan foto nga takimi në Elbasan me gratë anëtare të Këshillit Bashkiak të Elbasanit.

Në këtë takim ai shoqërohej nga kryebashkiaku Gledian Llatja dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011605024337769
array(1) { ["section"]=> string(119) "balla-ne-socialistet-shqiptare-jemi-progresiste-jo-konservatore-prej-muajsh-kemi-nisur-riorganizimin-e-brendshem-221989" }