Balla PARALAJMËRON ashpër opozitën: 7 vjet burg kush pengon zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar tek: politike, më 13:25 20-04-2019 Balla PARALAJMËRON ashpër opozitën: 7 vjet burg kush pengon zgjedhjet e 30 qershorit

Ndonëse opozita ka deklaruar se nuk do të shkojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit pa u plotësuar kërkesat e PD, duket se mazhoranca është e vendosur për të mos u tërhequr.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla tha gjatë takimit me koordinatorët dixhitalë të qarkut të Elbasanit se zgjedhjet vendore do të zhvillohen dhe kushdo që guxon të pengojnë popullin të votojë do të shkojë në burg.

"Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Ta harrojë Monika, Luli e Saliu se mund të pengojnë popullin të shkojnë të votojnë. Nuk e bëjnë dot. Është vepër penale, dënohet deri në 7 vjet burg, kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim. Kushdo që tenton të dhunojë qoftë derën e qendrës së votimit, e për të mos thënë pastaj, larg qoftë, të guxojë të ngrejë dorën mbi kutinë e votimit për ta dëmtuar atë, sepse dënimi është shumë i rreptë”, u shpreh Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071427822113037
array(1) { ["section"]=> string(90) "balla-paralajmeron-ashper-opoziten-7-vjet-burg-kush-pengon-zgjedhjet-e-30-qershorit-161170" }